Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Përfundon afati për aplikim për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut

Prishtinë, 30 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për çertifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020. Gjatë periudhës së aplikimit (21 – 30 tetor) [...]

Kryetarja e KQZ-së priti në takim u. d. drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Prishtinë, 30 tetor 2020 – Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim u. d. drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. Takimi u zhvillua në kuadër të përgatitjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut si dhe të bashkërendimit të aktiviteteve [...]

Ka filluar periudha e aplikimit/regjistrimit për Votim Përmes Postës 30 tetor – 7 nëntor 2020

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicën  Veriut, më 29 nëntor 2020. Të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut me të drejtë vote që, jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim [...]

Ka filluar periudha për ndërrimin e qendrave të votimit 30 tetor – 14 nëntor 2020

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i njofton të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut se ka filluar periudha për ndërrimin e  Qendrës së Votimit.   SI TA DINI QENDRËN TUAJ TË VOTIMIT? Të gjithë qytetarët me të drejtë vote mund ta dinë adresën e saktë të vendvotimit të tyre përmes linkut:  https://localhost/kqz/sherbimet-per-votuesit/lista-votuese/ [...]

Periudha e aplikimit të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komunë në Mitrovicën e Veriut

Prishtinë, 27 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike (partitë politike; iniciativat qytetare; koalicionet; dhe kandidatët e pavarur) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komunë në Mitrovicën e Veriut. Ky afat përfundon më 30 tetor, në orën 18:00. [...]

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së

Prishtinë, 24 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mbledhje, kryetarja e KQZ-së njoftoi anëtarët se është përgatitur shkresa e cila do t’i dërgohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për të marrë udhëzimet dhe rekomandimet e nevojshme [...]

KQZ-ja miratoi Planin Operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës

Prishtinë, 23 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020. Pas këtij vendimi, [...]

KQZ-ja fillon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut

Prishtinë, 21 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut. Pas këtij vendimi, KQZ miratoi planin operacional për organizimin e [...]

KQZ mban programin orientues të sigurisë për zgjedhjet e 29 nëntorit

Prishtinë, 10 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti programin orientues së bashku me Policinë e Kosovës për zgjedhjet e jashtëzakonshme lër Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.   Përveç KQZ-së dhe Policisë së Kosovës, në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme, si: Prokuria e Shtetit; Paneli Zgjedhor [...]

Regjistrimi i Partisë Politike “Yenilikçi Türk Hareket Partisi” i hapur për shqyrtim publik

Prishtinë, 5 tetor 2020 – “Yenilikçi Türk Hareket Partisi” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të iniciativës politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës [...]

Go to Top