Periudha e aplikimit të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komunë në Mitrovicën e Veriut

Prishtinë, 27 tetor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike (partitë politike; iniciativat qytetare; koalicionet; dhe kandidatët e pavarur) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar Komunë në Mitrovicën e Veriut. Ky afat përfundon më 30 tetor, në orën 18:00. [...]