Zgjedhjet në komunat Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan – Votimi përmes postës

09/05/2019

Si të votohet:

Në fletëvotimin për Kryetar Komune, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të shënjoni vetëm një kandidat.

Të gjithë aplikuesit që suksesshëm janë regjistruar si votues jashtë Kosovës (kliko këto – Lista e Votuesve jashtë Kosovës) kanë të drejtë për të votuar, duke plotësuar fletëvotimin.

  • Fletëvotimin për Kryetar të Komunës të plotësuar vendoseni në zarfin e fshehtësisë të pranuar përmes postës ose një zarf tjetër të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj. 
  • Zarfin e fshehtësisë dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit me adresën e shtypur të KQZ-së ose një zarf tjetër ku shënohet adresa e KQZ-së.

 Adresa e plotë e KQZ-së është:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Përmes Postës, Posta nr. 6, KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Kosovë.

Fletëvotimin mund ta merrni nga burimet e mëposhtme:

  • Në ueb faqen e KQZ-së Fletëvotimi për Kryetar të Komunës
  • Sipas kërkesës suaj, përmes email-it, ovpp@localhost dhe ogpp@localhost
  • Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës, për adresat e tyre, ju lutem kliko këtu
  • Duke e marrë formularin personalisht në një nga pikat shpërndarëse jashtë Kosovës. Për të shikuar listën e pikave shpërndarëse dhe adresat e tyre, ju lutem klikoni këtu
  • Linja ndihmëse në Njësinë e Operacionit të Votimit Përmes Postës:

        + 381 (038) 213 100, dhe +381 (038) 213 200

Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 17 maj 2019.