Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës 2009 – 2021 (Dokument)

02/02/2023

Prishtinë, 02 shkurt 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi dokumentin “Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës 2009 – 2021”.

Të dhënat e analizuara në këtë dokument u takojnë 5 proceseve zgjedhore për Kuvendin e Republikës së Kosovës (2010; 2014; 2017; 2019 dhe 2021) dhe 4 proceseve zgjedhore lokale për Kuvendet Komunale (2009; 2013; 2017 dhe 2021). Kjo analizë bazohet në metodën sasioore.

Në pjesën 1, 2, 3 dhe 4, janë analizuar vetëm të dhënat nga votimi i rregullt në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve. Në këto katër pjesë nuk përfshihen të dhënat e votimit me kusht, votimit të personave me nevoja të veçanta dhe votimit nga jashtë Kosovës. Të dhënat nga këto procese janë analizuar në pjesën e 5 të këtij dokumenti.

Gjatë krahasimit të trendeve brenda llojit të zgjedhjeve është bërë analiza në bazë të këtyre kategorive të trendeve: Trendet zgjedhore të përgjithshme; Trendet zgjedhore sipas komunave; Trendet zgjedhore sipas gjinisë; dhe Trendet zgjedhore sipas grupmoshave. Grupmoshat janë të ndara si në 6 grupe: 1) 18-21 vjeç, që përfshinë votuesit që votojnë për herë të parë, 2) 22- 25 vjeç si votues që kanë pasur rast të votojnë së paku dy herë, 3) 26-40 vjeç si dhe 4) 41-64 vjeç, votuesit e moshës ekonomikisht aktive, 5) 65-99 vjeç, votuesit e dalur në pension, dhe 6) votuesit mbi 100 vjeç.

Dokumenti “Trendet zgjedhore në Republikën e Kosovës 2009 – 2021” është i përgatitur në 3 gjuhë dhe i publikuar në ueb faqen e KQZ-së: kqz-ks.org > Publikime > Hulumtime dhe analiza, apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/hulumtime-dhe-analiza/