Votimi jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju mundëson qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme dhe në zgjedhjet lokale.

Regjistrimi për votim jashtë Kosovës

Nëse jeni shtetas i Republikës së Kosovës dhe jetoni jashtë Kosovës, mund të aplikoni si votues jashtë Kosovës, duke dërguar kërkesën për regjistrim sipas njërës nga mënyrat, në vijim:

29 Gusht – 26 Dhjetor 2024

Sistemit elektronik, duke klikuar këtu

Postës, duke ndjekur hapat në vijim:

Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës

Formulari i aplikimit për votim jashtë Kosovës

Hapi 2 Bashkangjit dokumentet mbështetëse

Për t’u regjistruar me sukses, ju duhet të bashkangjitni:

  • Kopjen e njërit nga dokumentet identifikues të lëshuara nga Republika e Kosovës, si letërnjoftim, pasaportë ose lejen e vozitjes.
  • Fotografinë tuaj së bashku me dokumentin identifikues në dorë.
  • Në rast se dokumenti identifikues i lëshuar nga Republika e Kosovës është me afat të skaduar, Ju duhet të bashkangjisni edhe një kopje të dokumentit identifikues të vlefshëm të shtetit ku jetoni.

Hapi 3 Dorëzo aplikacionin për regjistrim

Formularin e aplikimit bashkë me dokumentet mbështetëse duhet t’i dërgoni përmes postës në kutinë postare të Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Aplikacioni i plotë duhet të dorëzohet brenda afatit të theksuar lartë.

Për ta verifikuar se a jeni regjistruar si votues jashtë Kosovës, ju duhet të klikoni në vegzën e mëposhtme. 

KQZ-ja do të ju dërgoj fletëvotimin përmes e-mailit. Fletëvotimin dhe broshurat mund ti shkarkoni edhe këtu.

Dorëzimi i fletëvotimeve përmes kutive postare brenda dhe jashtë Kosovës

Pasi të pranoni konfirmimin se kërkesa juaj për regjistrim është aprovuar, në të njëjtën email ju do ta pranoni Dëftesën e Regjistrimit, të cilën duhet ta printoni dhe së bashku me pakon me fletëvotim ta dërgoni me postë brenda afateve të caktuara. Për të dërguar pakon, ndiqni hapat në vijim:

9 janar – 8 shkurt 2025

Hapi 1 Shkarko fletëvotimet

Hapi 2 Plotëso fletëvotimin

Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës ju duhet të votoni për një subjekt politik dhe deri 10 kandidatë të të njëjtit subjekt politik.

Vërejtje: Sigurohuni që shenja të jetë brenda kutisë që zgjedhni, në mënyrë që vota juaj të jetë e vlefshme.

Hapi 3 Vendos në zarf

a) Fletëvotimin e plotësuar e vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni atë.

b) Zarfin me fletëvotimin dhe dëftesën e regjistrimit (të cilën e keni pranuar përmes e-mailit) vendoseni në një zarf tjetër në të cilin duhet të shkruani adresën e kutisë postare. KQZ do të ju njoftoj për adresat e kutive postare para fillimit të periudhës së votimit.

Zarfet e pranuara brenda afatit nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës fillimisht verifikohen nga KQZ. Pasi të verifikohen, përcjellën në Qendër të Numërimit dhe Rezultateve (QNR). Në QNR dërgohen vetëm zarfet e pashënuara, që përmbajnë fletëvotimin ose fletëvotimet brenda. Në këtë mënyrë, kur hapen zarfet e pashënuara, nuk mund të identifikohen votuesit që kanë dërguar ato fletëvotime, dhe kështu mbrohet fshehtësia e votës së personave që votojnë përmes postës.

Vëmendje Çka duhet të keni parasysh

  1. Pakoja që përmban zarfin me fletëvotim duhet të jetë individuale.
  2. Secili duhet të votojë personalisht dhe se këtë të drejtë, nuk mund ta “bartni” ose “delegoni” tek dikush tjetër.
  3. Çdo tendencë për manipulim apo keqpërdorimi, do të ndiqeni penalisht.

Pakoja me fletëvotim do të aprovohet, nëse është individuale dhe është dërguar nga personi i cili figuron në listën e votuesve jashtë Kosovës dhe përmban:

  1. pullën ose vulën postare të shtetit ku votuesi jeton,
  2. fletëvotimin,
  3. dëftesën e regjistrimit.

Në rast të mos përmbushjes së njërës nga këto kritere, zarfi me fletëvotim do të refuzohet.

Për ndihmë apo më shumë informata kontaktoni në numrin: +383 (0) 38 213 100.