Rishpallje e konkursit për Zyrtarë të Lartë Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe shpallje e konkursit të ri për Zyrtar të Lartë për Financa
Prishtinë, 27 shkurt 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rishpall konkursin për Zyrtarë të Lartë Komunal të Zgjedhjeve për katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Po ashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall konkurs për vendin e punës: Zyrtar i Lartë për Financa (Zotues).
Këto konkurse do të jenë të hapura deri më: 13 mars 2023, në orën 16:00.
Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 4 ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.
Të gjitha detajet lidhur me konkursin i gjeni në ueb faqen e KQZ-së: kqz-ks.org, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/konkurset-e-hapura/