Periudha e Votimit Përmes Postës fillon më 19 shtator
Prishtinë, 18 shtator – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.
Në këtë mbledhje u paraqit raporti lidhur me periudhën e regjistrimit për votim jashtë vendit, e cila ka filluar më 30 shtator dhe është përmbyllyur më 10 shtator. Gjatë kësaj periudhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim dhe prej tyre:
– 5 mijë e 327 aplikacione janë pranuar përmes postës;
– 319 aplikacione janë pranuar përmes faksit, dhe
– 34 mijë e 667 aplikacione janë pranuar përmes e-mail adresave të shërbimit votues.
Nga 40 mijë e 313 aplikacione për regjistrim që janë pranuar dhe proceduar, janë aprovuar 35 mijë e 87 aplikacione, ndërsa janë refuzuar 5 mijë e 226 aplikacione për shkak të mosplotësimit të kritereve të përcaktuara me ligj.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se Votimi Përmes Postës do të fillojë të enjten, më 19 shtator, dhe do të përfundojë më 4 tetor.
Gjitashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019.