Njoftim për votimin jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedheve për Kryetarë të Komunave

29/10/2021

 

Prishtinë, 29 tetor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës për raundin e parë, se ka filluar periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

Fletëvotimet përmes postës duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 12 nëntor 2021.

Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit e komunave në të cilat mbahet raundi i dytë i Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

Numri i votuesve jashtë Kosovës për secilën komunë ku mbahet raundi i dytë është: Gjakovë (1,089), Gllogoc (175), Gjilan (607), Dragash (1,090), Istog (707), Kaçanik (166), Klinë (437), Fushë Kosovë (135), Kamenicë (442), Obiliq (60), Rahovec (382), Podujevë (337), Prishtinë (666), Prizren (921), Shtime (116), Viti (754), Vushtrri (174), Malishevë (714), Junik (1,054), Mamush (192) dhe Kllokot (10).

Të gjitha informacionet e detajuara si dhe fletëvotimet janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: https://localhost/kqz/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/