KQZ mban trajnim me përfaqësuesit financiar të partive politike për hartimin e raportit vjetor financiar

21/02/2023

Prishtinë, 21 shkurt 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) mbajti trajnimin me përfaqësuesit financiar të partive politike për hartimin e raportit vjetor financiar të shpenzimeve.

Qëllimi i këtij trajnimi të rregullt kishte të bënte me mënyrën e hartimit të raportit vjetor si dhe u prezantuan gjetjet nga raportet vjetore financiara të viteve të kaluara dhe të audituara, me qëllim të mospërsëritjes së lëshimeve të mundshme.

Për çdo vit, deri më datë 1 mars, është obligim ligjor i partivë politike që të dorëzojnë në Zyrë raportin vjetor financiar të shpenzimeve.