KQZ mban trajnim me përfaqësuesit financiar të partive politike për hartimin e raportit vjetor finaciar

16/02/2024

Prishtinë, 16 shkurt 2024 –  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) mbajti trajnimin me përfaqësuesit financiar të partive politike për hartimin e raportit vjetor financiar të shpenzimeve.

Qëllimi i përgjithshëm i trajnimit është që të ndërtojë dhe forcojë kapacitetet e subjekteve politike në lidhje me hartimin e raporteve financiare vjetore, në përputhje të plotë me legjislacionin për financimin e subjekteve politike.

Githashtu, gjatë këtij trajnimi, u prezantuan gjetjet nga raportet vjetore financiare të vitt 2022, me qëllim të mospërsëritjes së lëshimeve të mundshme.

Për çdo vit, deri më datë 1 mars, është obligim ligjor i partivë politike që të dorëzojnë në Zyrë raportin vjetor financiar të shpenzimeve.

Në bazë të nenit 15 të Ligjit Nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, subjektet e regjistruara politike janë të obliguara që çdo vit të dorëzojnë në KQZ raportin vjetor financiar më së largu deri më 1 mars.