KQZ-ja shpall konkurs për Zyrtarë të Lartë Komunal të Zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Mamushë dhe Lipjan

30/01/2023

Prishtinë, 30 janar 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall konkurs për Zyrtarë të Lartë Komunal të Zgjedhjeve për gjashtë komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Mamushë dhe Lipjan.

Këto konkurse do të jenë të hapura deri më: 14 shkurt 2023, në orën 16:00. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 4 ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.

Të gjitha detajet lidhur me konkursin i gjeni në ueb faqen e KQZ-së: kqz-ks.org, ose në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/konkurset-e-hapura/