Konferenca e tretë – KQZ: Deri në orën 15:00 votuan 23.60% e votuesve
Prishtinë, 14 nëntor 2021 – 15:30 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e tretë në ditën e zgjedhjeve të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi njoftoi se procesi i votimit është duke vazhduar në 21 komuna. “KQZ është duke e monitoruar vazhdimisht procesin zgjedhor dhe duke u bazuar në informacionet nga terreni deri më tani nuk ka pasur ndonjë parregullësi që do ta cëntonte procesin e votimit”, tha Radoniqi.
Në këtë konferencë u bë e ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 23.60% apo 297 mijë e 512 votues nga 1 milion e 260 mijë e 571 votues.
Të dhënat e detajuara për pjesëmarrjen e votuesve në çdo komunë dhe në çdo qendër votimi i gjeni në ueb faqen: www.zgjedhjet2021.org
Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet në këto 21 komuna: Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Konferenca e katërtë e KQZ-së mbahet në orën 19:30, në të cilën është planifikuar të paraqitet pjesëmarrja në votime deri në orën 19:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor deri në atë kohë.