KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve të 11 qershorit
08/07/2017
Pas marrjes së konfirmimeve nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se në këto institucione nuk ka ndonjë çështje për të vendosur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 11 qershor 2017.
Në këtë konferencë, në emër të KQZ-së, kryetarja Valdete Daka falënderoi edhe një herë të gjithë qytetarët që morën pjesë në zgjedhje dhe institucionet vendore e ndërkombëtare për kontributin e tyre gjatë këtij procesi.