Rikujtim: Afati për aplikim për akreditimin e mediave deri më 1 tetor

27/09/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rikujton mediat lidhur me afatet për dorëzimin e kërkesave
për akreditimin e ekipeve të tyre për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së
Kosovës që do të mbahen më 6 tetor.
Ky akreditim është i domosdoshëm edhe për përcjelljen e aktiviteteve të tjera pas ditës së
zgjedhjeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Mediat nuk e kanë të kufizuar numrin e përfaqësuesve të tyre për akreditim.
Formularët mund t’i merrni në ueb faqen e KQZ-së, në linkun direkt: http://www.kqz-
ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/akreditimi-i-vezhguesve-te-medieve/

– Vetëm vëzhguesit e akredituar nga KQZ-ja mund t’i vëzhgojnë këto zgjedhje, dhe
– Aplikacionet e pranuara në e-mail konsiderohen në raste të aplikimit nga jashtë
Republikës së Kosovës.