Project Description

Fazli Stollaj u lind më 27 tetor të vitit 1974 në Istog.

Shkollën fillore dhe të Mesme i mbaroi në vendlindje, ndërsa Fakultetin Elektronik në Universitetin e Prishtinës, duke arritur kualifikimin: Inxhinier i diplomuar i Elektroteknikës.

Gjatë angazhimit të tij në organet e vetëqeverisjes lokale, z. Stollaj është emëruar Nënkryetar shtesë i komunës së Istogut, në periudhën nëntor 2002 – janar 2008. Detyra e tij ka qenë ofrimi i ndihmës për Kryetarin e Kuvendit të Komunës në Zbatimin e vendimeve të Kuvendit Komunal.

Në vazhdim, për pesë vite me radhë, z. Stollaj ka qenë ZëvendësKryesues i Kuvendit Komunal në Istog. Detyrat e tij kanë qenë në zëvendësimin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal, mbarëvajtjen e punës në Kuvend dhe organet e tij si dhe në mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve të Kuvendit Komunal.

Para këtyre angazhimeve, në periudhën 2011 – 2015, ai ka punuar si mësimdhënës në shkollën e mesme profesionale në Istog, në lëndët e ndryshme të Teknologjisë Informative. Kurse, nga viti 2015 deri më 2021, ai ka punuar si Zyrtar për Menaxhimin e Teknologjisë Informative në Komunën e Istogut.

  1. Stollaj është emëruar anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në përbërjen e re të KQZ-së, pas Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Ai flet dhe shkruan kënaqeshëm gjuhën angleze dhe serbe.