Periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, 14 – 18 janar
Prishtinë, 15 janar 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, për të votuar përmes ekipeve mobile në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt.
Gjatë kësaj periudhe (14 janar – 18 janar) u mundëson pjesëmarrjen në votim qytetarëve me të drejtë vote të cilët për shkak të rrethanave specifike nuk mund të shkojnë në vendvotimin e tyre.
Të gjitha detajet dhe për mënyrën e regjistrimit janë të publikuara në ueb faqen e KQZ-së: https://localhost/kqz/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-nevoja-te-vecanta/
Votimi i qytetarëve me të drejtë vote nga këto kategori do të bëhet përmes ekipeve mobile të cilat në ditën e zgjedhjeve do të shkojnë në shtëpitë apo institucionet përkatëse.