Njoftim për media

20/01/2021

 

Prishtinë, 20 janar 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se gjatë ditës së martë, 19 janar, ka pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës janë paraqitur nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Rexhep Selimi, Nasim Harandinaj dhe Sali Mustafa. Të gjitha aplikimet janë verifikuar personalisht dhe janë regjistruar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve falënderon për bashkëpunim administratën e Dhomave të Specializuara.

Po ashtu, KQZ falënderon edhe ambasaden e Republikës së Kosovës në Holandë që ka ndihmuar në komunikim me Dhomat e Specializuara.