Njoftim nga mbledhja e KQZ-së

29/11/2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për Kryetar të Komunave: Prishtinë, Prizren, Klinë, Rahovec dhe Ferizaj.

PRIZREN Emri i Subjektit Politik Vota Perqindja
MTAHER HASKUKA Lëvizja VETËVENDOSJE 25 949 50.36%
SHAQIR TOTAJ PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 25 577 49.64%
       
PRISHTINË      
SHPEND AHMETI Lëvizja VETËVENDOSJE 42 262 50.22%
ARBAN ABRASHI LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 41 897 49.78%
       
RAHOVEC      
SMAJL LATIFI ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS 10 561 50.70%
IDRIZ VEHAPI PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 10 271 49.30%
       
KLINË      
ZENUN ELEZAJ ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS 8 397 51.62%
SOKOL BASHOTA PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 7 869 48.38%
       
FERIZAJ      
AGIM ALIU PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 24 384 56.18%
MUHARREM SVARQA LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS 19 016 43.82%

Në vazhdim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi Listën Përfundimtare të Votuesve për përsëritjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut, që do të mbahen më 17 dhjetor 2017. Lista Përfundimtare e Votuesve brenda Komunës së Istogut përmban 49 mijë e 150 emra të votuesve.

Ndërsa numri i votuesve nga jashtë Kosovës është 85, pasi këta votues gjatë periudhës së konfirmimit dhe verifikimit (2 dhjetor – 6 dhjetor) kanë sjell dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe numrin kontaktues. Kurse, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës (16 korrik – 23 gusht 2017) që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë janë kthyer si votues në listën votuese brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil.