Prishtinë, 19 janar 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga Kryetari, Kreshnik Radoniqi.

Në fillim të mbledhjes, KQZ-ja miratimoi kërkesat e 6 partive politike për shtyrjen e kuvendeve të tyre zgjedhore për shkak të gjendjes pandemike dhe masave kufizuese për tubimet.

Anëtari i KQZ-së, Florian Dushi, i cili prezantoi çështjen nga Këshilli për Çështje Ligjore i KQZ-së, bëri të ditur se në këtë këshill janë trajtuar këto kërkesa dhe se të njëjtat janë legjitime e të bazuara.

Edhe në vitin 2021 KQZ-ja ka miratuar kërkesat e ngjashme të partive politike për shtyrjen e kuvendeve zgjedhore në një afat të caktuar.

Partia Politike Data për mbajtjen e Kuvendit Afati i kërkuar dhe i miratuar për shtyrje
ALEANCA KOSOVA E RE – AKR 31.12.2021 25.2.2022
POKRET ZA  ŽUPU I DIJASPORU – ŽUPSKA 31.12.2021 31.5.2022
PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE – PLE 10.2.2021 28.5.2022
FORCA E DIASPORËS – FeD 2.3.2022 30.4.2022
PARTIA URA 31.12.2021 23.4.2022
LËVIZJA VETËVENDOSJE 21.1.2022 30.10.2022

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja shqyrtoi dhe miratoi zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve Komunale nga komunat: Viti, Deçan, Malishevë dhe Prizren.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, anëtarët e KQZ-së diskutuan për shënimin e Ditës Globale të Zgjedhjeve. Me rastin e kësaj dite, e cila shënohet çdo të enjte të parë të muajit shkurt, do të mbahet tryezë me përfaqësues të institucioneve dhe të shoqërisë civile me temën: Transparenca në organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës. Po ashtu, në të gjitha komunat e Kosovës, Zyrtarët Komunal të Zgjedhjeve do të mbajnë ligjerata me maturantët për rëndësinë e votës.

Këtu mund t’i gjeni vendimet nga mbledhja e KQZ-së nr. 01/2022