Ky është uebi për rezultatet preliminare dhe pjesëmarrjen në votime: www.zgjedhjet2021.org

14/11/2021

 

Prishtinë, 14 nëntor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi uebin ku do të transmetohen të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime dhe për publikimin e rezultateve preliminare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave.

Ueb faqja për të dhënat preliminare është: www.zgjedhjet2021.org

Përmes këtij aplikacioni, KQZ-ja do të transmetojë të dhënat lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve në votime në tri periudha kohore (11:00; 15:00; dhe 19:00) dhe në mënyrë të detajuar për çdo vendvotim.

Po ashtu, pas përfundimit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë të transmetojë rezultatet preliminare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave.