Kryetari i KQZ-së, Radoniqi priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovës, ambasadorin Davenport
Prishtinë, 2 dhjetor 2022 – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Radoniqi dhe Davenport diskutuan për procesin e reformës zgjedhore në Kosovë, pjesë e së cilës është bërë edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duke dhënë rreth 50 rekomandime për ndryshim në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.
Nga ana e tij, ambasadori Davenport përgëzoi KQZ-në për rolin aktiv në procesin e reformës zgjedhore, duke shprehur gatishmërinë e OSBE-së për ta mbështetur Komisionin Kuvendor Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore. Davenport shprehu bindjen se ligji aktual ofron një bazë të mirë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike, por procesin e refomës zgjedhore duhet parë si një mundësi të mirë për ta forcuar kornizën ligjore.
Po ashtu, ata diskutuan edhe lidhur me bashkëpunimin e mirë dhe mbështetjen e deritashme që OSBE ka dhënë për KQZ-në.