Kryetari i KQZ-së, Radoniqi, priti në takim ambsadorin e Zvicrës në Kosovë, Kolly

08/11/2022

Prishtinë, 8 nëntor 2022 – Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Kryetari i KQZ-së, falëderoi ambasadorin zviceran për mbështetjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të marrë pjesë në programin “Zgjedhjet për Paqe” që do të mbahet në Montreux të Zvicrës, nga 16 deri më 18 nëntor. Në mesin e panelistëve do të jetë edhe kryetari i KQZ-së, për të prezantuar lidhur me pranimin e rezultateve.

Po ashtu, kryetari i KQZ-së, njoftoi ambsadorin zviceran lidhur me punën aktuale të KQZ-së për ndryshimn e rregullave zgjedhore, hartimin e planit strategjik 2023 – 2026, angazhimin direkt në procesin e reformës zgjedhore si dhe për trajtimin e rekomandimeve të vëzhguesve të zgjedhjve të Bashkimit Europian.

Nga ana e tij, ambasadori Kolly, shprehu gatishmërinë për të vazhduar me mbështetjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.