Kryesuesi Radoniqi diskuton për procesin e votimit me drejtues të institucioneve të ndryshme

20/04/2024

Prishtinë, 19 prill 2024 – Sot, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim drejtues dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Republikës së Kosovës me qëllim të koordinimit të detyrave për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Në këtë takim, ku morën pjesë Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje nga Prokurori i Shtetit, znj. Laura Pula, Drejtori i Përgjithshëm i Polcisë së Kosovës, z. Gazmend Hoxha, Drejtori i Departamentit Ligjor në KGjK, z. Astrit Gashi u theksua nevoja e bashkërendimit të aktiviteteve me qëllim të mbarëvajtjes së procesit të votimit më 21 prill.