KQZ zgjatë deri më 28 mars afatin për aplikim për angazhimin e stafit të përkohshëm për procesin e votimit të 21 prillit
Prishtinë, 25 mars 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është zgjatur afati për aplikim në disa nga pozitat në konkursin për angazhimin e stafit të përkohshëm për procesin e votimit për ose kundër largimit të kryetarëve nga funksionini në katër komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, i cili do të mbahet më 21 prill 2024.
Sipas afatit të ri, të interesuarit mund të aplikojnë deri në orën 16:00 të datës 28 mars 2024.
Ky fat vlen vetëm për pozitat me numër reference si në vijim:
- Zyrtar për përkthim (Nr. i referencës KQZ 02/2024);
- Zyrtar i tavolinës ndihmëse në QNR (Nr. i referencës 07/2024);
- Mirëmbajtës në QNR (Nr. i referencës 09/2024);
- Trajnerë për votim dhe numërim në Zveçan (Nr. i referencës 12/2024);
- Trajnerë për votim dhe numërim në Zubin Potok (Nr. i referencës 13/2024);
- Trajnerë për votim dhe numërim në Leposaviq (Nr. i referencës 14/2024);
- Zyrtar i Administratës dhe Logjistikës në Mitrovicë e Veriut (Nr. i referencës 16/2024);
- Zyrtar i Administratës dhe Logjistikës në Zveçan (Nr. i referencës 17/2024);
- Zyrtar i Administratës dhe Logjistikës në Zubin Potok (Nr. i referencës 18/2024).
Të gjitha detajet për konkursin dhe pozitat sipas këtyre numrave të referencës, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, www.kqz-ks.org (Njoftime > Mundësi punësimi > Konkurset e hapura) apo në vegzën direkte: kqz-ks.org/konkurset-e-hapura
Dokumentacioni i kompletuar mund të dorëzohet në Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që gjendet në ndërtesën e ish-Bankës së Lubjanës, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00 apo i skanuar në e-mail adresën: kqz.rekrutimi@kqz-ks.org