Prishtinë, 21 janar 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në fillim të mbledhjes, KQZ-ja shqyrtoi dhe miratoi zëvendësimet e disa anëtarëve të Kuvende Komunale që i takojnë komunave Pejë, Podujevë, Prishtinë, Dragash dhe Obiliq.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin e Këshillit të Personelit për shpallje të konkursit për dy pozita të lira: Zëvendëskryeshef i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Drejtor Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim.

Konkurset mund t’i gjeni këtu