KQZ pjesëmarrëse në Samitin Global të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur për transparencën dhe llogaridhënien zgjedhore

04/09/2023

Shtator 2023 – Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i përbërë nga kryetari, Kreshnik Radoniqi, anëtari, Alban Krasniqi dhe Vesa Xharra, zyrtare e lartë ligjore nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike – po marrin pjesë në Samitin Global të Parneritetit të Qeverisjes së Hapur, i cili po mbahen në Estoni.

Në këtë ngjarje të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Republikanëve me seli në Ëashington DC në bashkëpunim me Partneritetin për Qeverisje të Hapur, po marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve tjera shtetërore që merren me menaxhimin e zgjedhjeve dhe të shoqërisë civile nga vende të ndryshme, përfshirë edhe nga Republika e Kosovës.

Gjatë këtij samiti, organizatorët kanë planifikuar panele dhe punëtori të ndryshme, pjesë e të cilave do të jenë edhe përfaqësues të KQZ-së. Gjatë këtyre punëtorive, do të diskutohet për përmirësimin e mekanizmave për monitorimin, zbatimin e financave të fushatave zgjedhore dhe transparencen e financave politike.

Në njërën nga panelet, ku u diskutua për fuqizimin e lidhjes në mes të transaprencës dhe llogaridhënies zgjedhore, ishte edhe kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili ndau përvojën nga Kosova dhe hapat që ka ndërmarrë KQZ në rritjen e transparencës në punën e institucionit, sidomos gjatë proceseve zgjedhore ku vëmendja e publikut është më e theksuar në krahasim me periudhën jozgjedhore.