KQZ miraton udhëzimin për votimin e personave të infektuar me COVID-19 dhe të vetizoluar (Dokument)

10/11/2020
Prishtinë, 10 nëntor 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për miratimin e udhëzimit përmes së cilit përcaktohet mënyra e identifikimit, konfirmimit dhe votimi i qytetarëve me të drejtë vote, të cilët për shkak të testit pozitiv me COVID-19 janë në karantinë shtëpiake dhe të atyre që u është caktuar masa e vetizolimit.
 
Qëllimi i këtij udhëzimi është:
– përcaktimi i mënyrës së regjistrimit të votuesve të infektuar me COVID-19 dhe të atyre që janë në vetizolim dhe që kanë vendbanim të përhershëm në komunat ku organizohen zgjedhjet;
– përcaktimi i mënyrës së ofrimit të së drejtës së votës përmes ekipit mobil lëvizës në ditën e zgjedhjeve dhe për raundin e dytë të zgjedhjeve, aty ku aplikohet;
– përcaktimi i hapave për zbatimin e masave mbrojtëse që duhet t’i respektojnë votuesit dhe anëtarët e ekipeve lëvizëse të cilët do të shkojnë në adresat e caktuara të votuesve.
 
Udhëzimin e plotë mund ta gjeni KËTU.