KQZ ka mbajtur simulime të procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2017

02/10/2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet lokale të vitit 2017 ka mbajtur simulime të procesit zgjedhorë në disa universitete dhe kolegje me studentët e viteve të para (votues për herë të parë).

Qëllimi i këtij simulimi ka qenë t’i përgatisim të rinjtë të cilët nuk kanë votuar asnjëherë në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë këtë proces. Gjatë simulimit të procesit zgjedhor janë informuar rreth 300 studentë të viteve të para.

Simulimi i procesit zgjedhor është mbajtur në këto universitete:

  • Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” Fakulteti Ekonomik
  • Kolegji AAB
  • Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”
  • Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka”
[foogallery id=”9255″]