KQZ-ja publikoi raportet financiare të partive politike për vitin 2021

24/10/2022

Prishtinë, 24 tetor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi raportet e paaudituara financiare të partive politike të vitit 2021.

Duke pasur parasysh se ende nuk është bërë auditimi i këtyre raporteve, publikimi i tyre shoqërohet me tekstin sqarues: “Këto raporte financiare janë të paaudituara dhe mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit”. Pas përfundimit të procesit të auditimit nga auditorët e jashtëm, raportet e audituara do të publikohen në të njëjtën hapësirë në ueb faqen e KQZ-së.

Të gjitha raportet e paaudituara financiare të partive politike për vitin 2019 janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së: Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për Subjekte Politike > Raportet Vjetore Financiare, ose në vegzën direkte:  Raportet