KQZ-ja certifikon listën e votuesve për zgjedhjet në katër komunat dhe miraton dizajnin e fletëvotimeve

06/04/2023

Prishtinë, 6 prill 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe zgjedhjeve të parakohshme për dy kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill.

Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori disa vendime në kuadër të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve.

  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar kryetar në katër komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok si dhe për dy kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill. Kjo listë përmban 45,095 emra të votuesve, apo 1,345 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet Lokale 2021.

 

LISTA PËRFUNDIMTARE E VOTUESVE NË KATËR KOMUNA PËR ZGJEDHJET E 23 PRILLIT 2023
LEPOSAVIQ 13,318
ZUBIN POTOK 6,661
ZVEÇAN 6,998
MITROVICË E VERIUT 18,118
Totali: 45,095
  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e përmbajtjes dhe dizajnit të fletëvotimeve për dy proceset zgjedhore që do të mbahen më 23 prill, pra për zgjedhjet për kryetar në katër komuna dhe në dy prej tyre edhe për kuvendet komunale.