KQZ-ja akreditoi rreth 360 vëzhgues dhe miratoi plotësimin e këshillave të vendvotimit për zgjedhjet e 23 prillit

20/04/2023

Prishtinë, 19 prill 2023 – Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e të jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.

Në fillim të mbledhjes, KQZ-ja mori vendim për akreditimin e 357 vëzhguesve të cilët do të mund të përcjellin nga afër procesin zgjedhor më 23 prill dhe procedurat tjera pas ditës së zgjedhjeve. Vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë subjekte politike, media, OJQ dhe përfaqësi të huaja që janë të vendosura në vendin tonë. Numri i vëzhguesve që përfaqësojnë subjektet politike është 75, në emër të OJQ-ve të ndryshme numri i tyre është 109, ndërsa dy vëzhgues përfaqësojnë një ambasadë. Për këtë proces zgjedhor janë akredituar edhe një numër mediash vendore dhe ndërkombëtare, me 171 përfaqësues.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ-ja shqyrtoi dhe miratoi planin operacional të veprimit për zgjedhjet e 23 prillit.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja miratoi plotësimin dhe ndryshimet e përbërjes së këshillave të vendvotimit, duke finalizuar këtë proces.