KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 34 Komunave

30/10/2021

 

Prishtinë, 29 tetor 2021 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të 34 Komunave, të cilat u mbajtën më 17 tetor 2021.

Një ditë më herët, më 28 tetor, KQZ-ja shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 38 Komunave.

Në këtë certifikim nuk u përfshinë rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve për Kryetarë të 4 Komunave: Podujevë, Shtime, Ferizaj dhe Kllokot. Sipas njoftimeve nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në këtë institucion janë paraqitur ankesa për rezultatin përfundimtar në këto komuna.

Rezultatet e certifikuara të këtyre komunave i gjeni këtu:

https://localhost/kqz/per-kryetar-te-komunave/zgjedhjet-per-kryetar-komune-2021/