Konkurs për kompozimin e melodisë së KQZ-së (21 korrik – 21 gusht 2023)

21/07/2023

Prishtinë, 21 korrik 2023 – Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ri-shpalli konkursin për kompozimin e melodisë së institucionit.

Melodia e KQZ-së do të jetë e përhershme, indentifikuese e institucionit dhe informatat të cilat do të transmetohen dhe publikohen në audio apo video, do të shoqërohen me këtë melodi.

Kjo melodi, duhet të ketë një ritëm dhe tingull unik dhe original, që tregonin domëthënien dhe misionin e KQZ-së. Po ashtu, kompozimi nuk duhet të jetë i ngjashëm me ndonjë melodi apo këngë të cilitdo vend, parti politike apo institucion tjetër të Republikës së Kosovës.

Të gjitha detajet për konkursin, i cili do të jetë i hapur deri më 21 gusht 2023, janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së, www.kqz-ks.org (Njoftime > Mundësi punësimi > Konkurset e hapura) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/konkurset-e-hapura/