Konferenca e parë – KQZ: Në orën 07:00 hapen të gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës
Prishtinë, 17 tetor 2021, 08:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e në ditën e Zgjedhjeve Lokale në Republikën e Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se sipas planifikimeve, në orën 07:00 ka filluar procesi i votimit në 2,477 vendvotime të 883 qendrave të votimit.
Në këtë konferencë u bën të ditura edhe të dhënat se zgjedhjet mbahen për të zgjedhur 38 kryetarët e komunave dhe 1,002 anëtarët e 38 Kuvendeve Komunale, ndërsa numri i përgjithshëm i kandidatëve të ceritifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhe është: 5,364 kandidatë, prej të cilëve 166 kandidatë për Kryetar Komune dhe 5,198 kandidatë për Kuvende Komunale.
“Sipas listës përfundimtare të certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote është: 1,885,448. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, të drejtën e votës, dhe të dalin për të votuar. Gjithashtu, në këtë orë të parë të fillimit të procesit të votimit, njoftojmë të gjithë votuesit se në ueb faqen e KQZ-së, kqz-ks.org, është duke vazhduar të funksionojë aplikacioni përmes së cilit çdo qytetar mund ta mësojë vendvotimin e tij të saktë”, njoftoi Elezi.
Gjatë ditës së zgjedhjeve, me qëllim të informimit të rregullt për pjesëmarrjen në votime dhe ecurinë e procesit zgjedhor, KQZ-ja do të mbajë konferenca në orën 11:30; 15:30; dhe 19:30, ndërsa për konferencën për publikimin e rezultateve mediat do të njoftohen me kohë, nëse do të mbahet.