Konferenca e parë: Hapen të gjitha Vendvotimet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut
Prishtinë, 29 nëntor 2020 – 08:00 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e parë në Ditën e Zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut.
Në këtë konferencë, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi bëri të ditur se të gjitha vendvotimet në këto dy komuna të Republikës së Kosovës janë hapur në kohën e përcaktuar me ligj, në orën 07:00.
Në komunën e Podujevës, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 87 mijë e 381, ndërsa numri i qendrave të votimit është 45 me gjithsej 115 vendvotime.
Në komunën e Mitrovicës së Veriut, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 23 mijë e 313, ndërsa numri i qendrave të votimit është 7 me gjithsej 27 vendvotime.Në komunën e Mitrovicës së Veriut, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 23 mijë e 313, ndërsa numri i qendrave të votimit është 7 me gjithsej 27 vendvotime.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e masave mbrojtëse sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.