Konferenca e dytë – KQZ: Vazhdon prcesi i votimit në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut

21/04/2024

Prishtinë, 21 prill 2024 – 11:30 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e dytë për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Në këtë konferencë u njoftua se Qendrat e Votimit janë të hapura dhe vazhdojnë të presin qytetarët me të drejtë vote.

Në këtë konferencë, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi bëri të ditur se sipas të dhënave që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 11:00 është si në vijim: Në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok 7, Zveçan 0 dhe Mitrovicë e Veriut 32 votues.

Më tej, Radoniqi u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe të deklarohen nëse janë për apo kundër largimit nga funksioni të kryetarit të komunës së tyre.

– – –
Konferenca e tretë e KQZ-së mbahet në orën 15:30, në të cilën është planifikuar të paraqitet pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 dhe ecuria e procesit të votimit.