Këto janë adresat e sakta të 19 qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit

22/04/2023

Prishtinë, 22 prill 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote në katër komunat e Republikës së Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, se këto janë lokacionet e sakta të 19 qendrave të votimit për zgjedhjet e 23 prillit.

Gjithashtu, KQZ-ja u ofron mundësinë të gjithë votuesve që përmes makinës kërkuese https://eomp.kqz-ks.org/ mund ta mësojnë online qendrën e tyre të votimit duke shënuar vetëm numrin personal të identifikimit.

Në këtë makinë kërkuese janë përditësuar të dhënat e listës votuese në përputhje me vendimin e KQZ-së për miratimin e listës së qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre, i datës 14 prill 2023. Sipas këtij vendimi, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime.