Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Vazhdon periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese (29 gusht – 28 dhjetor 2024)

Prishtinë, 6 nëntor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare Votuese, për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjatë kësaj periudhe, e cila përfundon më 28 dhjetor 2024, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në [...]

Vazhdon periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë (1 shtator – 11 dhjetor 2024)

Prishtinë, 5 nëntor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë, për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Deri më 11 dhjetor 2024, kërkesat për certifikim nga subjektet [...]

Njoftim nga takimi me Shoqatën e të Verbëve të Kosovës

Prishtinë, 4 nëntor 2024 – Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me zhvillimin e takimeve të ndryshme, përmes së cilave synohet që të sigurohet proces zgjedhor i barabartë dhe gjithpërfshirës. Gjatë ditës së hënë, zyrtarë të KQZ-së u takuan me kryetarin e [...]

Vazhdon periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës (29 gusht – 26 dhjetor 2024)

Prishtinë, 4 nëntor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që [...]

KQZ vazhdon fushatën informuese në qytete dhe fshatra të ndryshme nëpër komuna

Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Mamushë, Drenas, 28 tetor – 1 nëntor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me fushatën informuese lidhur me procesin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në kuadër të fushatës informuese, Zyrtarët Zyrtarët Ekzekutiv të Zgedhjeve të Komisioneve Komunale [...]

KQZ me takime për sigurimin e procesit zgjedhor të barabartë dhe gjithpërfshirës

Prishtinë, 1 nëntor 2024 – Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar me zhvillimin e takimeve të ndryshme, përmes së cilave synohet që të sigurohet proces zgjedhor i barabartë dhe gjithpërfshirës. Gjatë ditës, zyrtarë të KQZ-së u takuan me përfaqësues të shoqatës HANDIKOS, [...]

KQZ shpall konkurs për nëntë vende pune

28 tetor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka shpallur konkurs për 9 vende pune. Konkursi është i shpallur për këto pozita: Zyrtar i Logjistikës dhe Infrastrukturës Zgjedhore; Zyrtar për Koordinim në Teren; Udhëheqës i Divizionit për Mbështetje të Operacioneve Zgjedhore dhe Koordinim në Teren; Zyrtar i Lartë i Prokurimit; Administrator për Sisteme [...]

KQZ me fushatë informuese nëpër komuna për procesin zgjedhor

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me mbajtjen e takimeve të ndryshme informuese rreth procesit zgjedhor. Në kuadër të kësaj fushate informuese, Zyrtarët Ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në Drenas dhe Mitrovicë të Jugut së bashku me anëtarët tjerë, kanë zhvilluar [...]

KQZ bëhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asocacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB)

Bogota, Kolumbi, 25 tetor 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të këtij asociacioni që po mbahet mbahet në Bogota të Kolumbisë. Ky është një sukses i madh ndërkombëtar dhe një hap i rëndësishëm për fuqizimin [...]

Regjistrimi i Partisë Politike “Bashkimi Demokratik” i hapur për shqyrtim publik

Prishtinë, 22 tetor 2024 – “Bashkimi Demokratik” e ka kompletuar kërkesën për regjistrim, të parashtruar në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi për regjistrim të partisë politike, do të merret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas përfundimit të periudhës shtatë (7) ditore, gjatë të cilës [...]

Go to Top