Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ vazhdon programin e trajnimit për trupat zgjedhore

Prizren, 17 janar 2025 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar me programin e trajnimit për trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Programi i trajnimit është i fokusuar në detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të personelit të angazhuar gjatë fazave të ndryshme të procesit zgjedhor. Gjithashtu, ky program [...]

Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi priti në takim Avokatin e Popullit, Qelaj

Prishtinë, 17 janar 2025 – Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj dhe Zevendësen e Avokatit, znj. Majlindë Sinani Lulaj. Temë kryesore e këtij takimi ishte përgatitja e procesit zgjedhor dhe mundësimi i ushtrimit të së drejtës kushtetuese për të votuar për të gjithë qytetarët [...]

KQZ takohet me delegacionin e vëzhguesve paraelektoral të Asamblesë Parlamentare te Këshillit te Evropës

Prishtinë, 17 janar 2025 - Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve qëndroi për vizitë një delegacion i vëzhguesve paraelektoral i Asamblesë Parlamentare të Këshillit te Evropës. Ky delegacion, i cili kryesohej nga Petra Bayr, u prit në takim nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarët Sami Kurteshi, Sami Hamiti, Ibrahim Selmonaj, Ilir Gashi, [...]

Kryesuesi Radoniqi dhe anëtarët e KQZ-së pritën në takim eurodeputeten dhe shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Loiseau

Prishtinë, 16 janar 2025 - Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarët Sami Kurteshi, Arianit Elshani, Sami Hamiti, Ibrahim Selmonaj, Alban Krasniqi, Ćemailj Kurtisi dhe Fazli Stollaj, pritën në takim Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian dhe njëkohësisht shefe e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian. Në qendër të diskutimeve gjatë këtij takimi [...]

Mbledhja e KQZ-së: Shtypja e fletëvotimeve; vendvotimet në përfaqësi diplomatike dhe autorizimi i ekipeve për tërheqjen e dërgesave postare jashtë Kosovës

Prishtinë, 15 janar 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 6-të për këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi. Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, KQZ mori disa vendime. Fillimisht, KQZ mori vendim për [...]

Njoftim për regjistrimin online të votuesve me nevoja të veçanta për votim përmes ekipeve mobile, 4 janar – 5 shkurt 2025

Prishtinë, 13 janar 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve. Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë [...]

KQZ akrediton grupin e parë prej 2,274 vëzhguesit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 13 janar 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e katërt në këtë vit kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ akreditoi grupin e parë të vëzhguesve të 4 subjekteve poitike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 [...]

Njoftim për mënyrën e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës

Njoftim për mënyrën e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës Prishtinë, 11 janar 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt [...]

KQZ fillon programi i trajnimit për stafin dhe trupat menaxhuese që do të angazhohen në Zgjedhjet për Kuvend

Prishtinë, 11 janar 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Programi i trajnimit është i fokusuar në detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të personelit të angazhuar gjatë fazave të ndryshme të procesit zgjedhor. Gjithashtu, [...]

Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së presin në takim Misionin Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian

Prishtinë, 10 janar 2025 – Një delegacion i Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, të cilët do të vëzhgojnë nga afë Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, qëndruan gjatë ditës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Fillimisht, delegacioni i MVZ nga BE, i kryesuar [...]

Go to Top