Regjistrimi i partive politike
Procesi i Regjistrimit të Partisë Politike
Grupet e qytetarëve të interesuara për të regjistruar një parti politike mund të bëjnë këtë me përkrahjen e 500 qytetarëve të Republikës së Kosovës që kanë mbi 18 vjeç. Për të regjistruar një parti politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duhet të ndiqni hapat në vijim:
Hapi 1 Shkarko dhe plotëso formularin e regjistrimit të partisë politike
Hapi 2 Shkarko dhe plotëso formularin e konventës së fundit të partisë
Hapi 3 Shkarko dhe plotëso listën e përkrahëseve të partisë politike
Hapi 4 Bashkë me formularët, dorëzoni dokumentet në vijim:
- Statuti i partisë politike, i cili duhet të krijohet sipas procedurave të parapara në Nenin 11 të Rregullës Nr. 01/2024 Regjistrimi dhe Funksionimi i Partive Politike
- Programi i partisë politike
- Shenja e partisë
- Deklarata e fundit financiare e partisë, e cila duhet të përfshijë të dhënat e donatorëve që përkrahin regjistrimin e partisë politike (emrat e tyre dhe vlerën e donacionit) si dhe dokumente përkrahëse si shembull kontrata për shfrytëzimin e zyrës së partisë politike apo të pagesës së qirasë për zyre në raste kur i shfrytëzoni zyret me qira.
- Deklarata e përkatësisë etnike të themeluesve të partisë politike
- Taksa për regjistrim prej pesëqind (500) Euro, e cila është pagesë e pakthyeshme, fatura e së cilës merret në Zyrën për regjistrim, certifikim dhe kontroll financiar të subjekteve politike në KQZ.
Aplikacionet për regjistrim shqyrtohen brenda 30 ditëve nga pranimi i aplikacionit të kompletuar. Aplikacionet të cilat përmbajnë të gjitha këto të dhëna aprovohen me sukses nga KQZ-ja. Përjashtimet mund të ndodhin vetëm në rastet kur ka kundërshtim me kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet për zgjedhje të përgjithshme dhe lokale, si dhe Nenin 4 të Rregullës Nr. 01/2024 Regjistrimi dhe Funksionimi i Partive Politike.
Regjistri dhe Kuvendet e mbajtura të Partive Politike