VOTIMI PËRMES POSTËS – Periudha e aplikimit/regjistrimit 23 – 30 prill 2019

22/04/2019

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan më 19 maj 2019.

Nëse jeni shtetas i Republikës së Kosovës, por që jetoni jashtë Kosovës, ju mund të aplikoni për regjistrim për të votuar përmes postës për Zgjedhjet Jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Formularin për regjistrim për Votim Përmes Postës mund ta siguroni nga burimet e mëposhtme:

  • www.kqz-ks.org
  • Formulari I për qytetarët që e kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës
  • Formulari II për ata që nuk e kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës sipas Ligjit për Shtetësi
  • Linja ndihmëse e operacionit të votimit përmes postës:

        + 381 (038) 213 100, dhe +381 (038) 213 200

  • Ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës si dhe në pikat shpërndarëse të personave kontaktues të subjekteve politike të regjistruara në Republikën e Kosovës që gjenden në diasporë (Për adresat e tyre, klikoni këtu).

Për ta fituar të drejtën e votimit përmes postës, ju duhet që:

  • Të jeni nga mosha 18-vjeçare në ditën e votimit, më 19 maj 2019,
  • Të jeni të regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës dhe të keni dokument të identifikimit (ID) të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut,
  • Apo vërtetim që vërteton se jeni person legjitim për t’u regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës.

Nëse ju keni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë dërgojeni edhe një kopje të një dokumenti të identifikimit me afat të shtetit ku jetoni.

Formularin e plotësuar, së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të arrijnë në KQZ deri më 30 prill 2019.

 Formularin e plotësuar mund ta dërgoni:

  • Përmes postës në adresë të KQZ-së (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K. P. 6, Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës)
  • Përmes e-mailit zyrtar në njërën nga këto adresa: ovpp@localhost, dhe ogpp@localhost.
  • Përmes faksit në numrin: + 381 (038) 213 200.

Nëse ju aplikoni për t’u regjistruar përmes e-mailit, aplikacionin tuaj duhet ta dërgoni vetëm për vete përmes postës elektronike personale (e-mailit).

Ju njoftojmë se aplikacionet mund t’i dërgoni për rrethin e ngushtë familjar e jo edhe për persona të tjerë.

Për informata më të hollësishme klikoni në faqen për Votim përmes Postës