Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

KQZ certifikon 3 kandidatë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës

Prishtinë, 20 shkurt 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës ku u morën disa vendime në kuadër të përgatitjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës, të cilat do të mbahen më 15 mars 2020. Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për certifikimin e 3 kandidatëve [...]

Përfundon afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike

Prishtinë, 17 shkurt 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars 2020. Lista e subjekteve politike me kandidatët që aplikuan gjatë këtij afati [...]

KQZ kufizon shpenzimet e subjekteve politike për fushatën zgjedhore në Podujevë

Prishtinë, 11 shkurt 2020 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar sipas radhës nga anëtari i KQZ-së, z. Alim Rama. Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës. Nëpërmjet këtij [...]

KQZ fillon përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës

Prishtinë, 8 shkurt 2020 – Pas shpalljes të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës, 15 mars 2020, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje dhe mori disa vendime lidhur me procesin e përgatitjeve për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Në fillim të mbledhjes, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që të shkurtojë [...]

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e parë pas emërimit të anëtarëve të rinj nga Presidenti i Republikës së Kosovës, të kryesuar nga kryetarja, Valdete Daka. Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi rekomandimin për Presidentin e Republikës së Kosovës lidhur me kandidatët e radhës për deputetë të Kuvendit të Kosovës që do të [...]

Betohen anëtarët e rinj të KQZ-së

Prishtinë, 6 shkurt 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi emëroi anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas propozimeve të grupeve parlamentare dhe të partive politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Dhjetë anëtarët e emëruar të KQZ-së janë: Sami Kurteshi, Alim Rama, Sami Hamiti, Arianit Elshani, Ibrahim [...]

Go to Top