Call Us Today! 1.555.555.555|info@yourdomain.com

Sqarim lidhur me dërgimin dhe tërheqjen e materialeve zgjedhore nga votimi jashtë Kosovës

Prishtinë, 3 shkurt 2025 – Pas shqetësimeve të ngritura në publik lidhur me transportimin e materialeve zgjedhore, përfshirë edhe pakot e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e vlerëson të nevojshme të japë sqarimet e mëposhtme: Tërheqja e dërgesave postare nga kutitë postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe dërgimi i [...]

2025-02-03T20:01:47+01:0003/02/2025|

Kryesuesi Radoniqi priti në takim shefen e Zyrës ndërlidhëse greke, Vakali

Sot, kryesuesi i KomisioniQendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, znj. Heleni Vakali. Në këtë takim, kryesuesi Radoniqi njoftoi znj. Vakali për përgatitjet që KQZ është duke i zhvilluar në organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. [...]

2025-01-31T19:26:48+01:0031/01/2025|

Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi priti në takim ambasadorin francez, Guérot

Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi priti në takim ambasad Gjatë ditës së sotme, kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot. Në qendër të diskutimeve gjatë këtij takimi ishin përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen [...]

2025-01-30T22:21:28+01:0030/01/2025|

Takim koordinues mes KQZ-së, Policisë së Kosovës, Prokurorisë së Shtetit, PZAP-it dhe KGjK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

Prishtinë, 29 janar 2025 – Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u mbajt takimi në mes të drejtuesve dhe pëfaqësuesve të insitucioneve të ndryshme për të diskutuar për përgatitjet, bashkëpunimin dhe bashkërenditjen e aktiviteve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në këtë takim, [...]

2025-01-29T14:33:02+01:0029/01/2025|

Njoftim nga mbledhja e KQZ-së: Akreditimi i vëzhguesve dhe vendimi për mbylljen e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike në Ankara, Kanbera dhe Iowa

Prishtinë, 28 janar 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e tetë në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi. Në këtë mbledhje, KQZ akeditoi grupin e radhës prej 1,680 vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, prej të cilëve: 13 [...]

2025-01-29T12:03:39+01:0029/01/2025|

Njoftim për shtypjen e fletëvotimeve të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, 9 shkurt 2025

Slloveni, 23 janar 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar shtypja e fletëvotimeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Shtypja e fletëvotimeve po realizohet në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë. Ky proces po zhvillohet sipas [...]

2025-01-23T14:50:33+01:0023/01/2025|

KQZ vazhdon programin e trajnimit për trupat zgjedhore

Prizren, 17 janar 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar me programin e trajnimit për trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Programi i trajnimit është i fokusuar në detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të personelit të angazhuar gjatë fazave të ndryshme të procesit zgjedhor. Gjithashtu, ky program [...]

2025-01-18T13:51:55+01:0018/01/2025|

Kryesuesi i KQZ-së, Radoniqi priti në takim Avokatin e Popullit, Qelaj

Prishtinë, 17 janar 2025 – Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi priti në takim Avokatin e Popullit, z. Naim Qelaj dhe Zevendësen e Avokatit, znj. Majlindë Sinani Lulaj. Temë kryesore e këtij takimi ishte përgatitja e procesit zgjedhor dhe mundësimi i ushtrimit të së drejtës kushtetuese për të votuar për të gjithë qytetarët [...]

2025-01-17T15:39:14+01:0017/01/2025|

KQZ takohet me delegacionin e vëzhguesve paraelektoral të Asamblesë Parlamentare te Këshillit te Evropës

Prishtinë, 17 janar 2025 - Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve qëndroi për vizitë një delegacion i vëzhguesve paraelektoral i Asamblesë Parlamentare të Këshillit te Evropës. Ky delegacion, i cili kryesohej nga Petra Bayr, u prit në takim nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarët Sami Kurteshi, Sami Hamiti, Ibrahim Selmonaj, Ilir Gashi, [...]

2025-01-17T15:38:07+01:0017/01/2025|

Kryesuesi Radoniqi dhe anëtarët e KQZ-së pritën në takim eurodeputeten dhe shefen e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Loiseau

Prishtinë, 16 janar 2025 - Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarët Sami Kurteshi, Arianit Elshani, Sami Hamiti, Ibrahim Selmonaj, Alban Krasniqi, Ćemailj Kurtisi dhe Fazli Stollaj, pritën në takim Nathalie Loiseau, anëtare e Parlamentit Evropian dhe njëkohësisht shefe e Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian. Në qendër të diskutimeve gjatë këtij takimi [...]

2025-01-16T15:29:42+01:0016/01/2025|
Go to Top