ARIANIT ELSHANI

Anëtar i KQZ-së

Arianit Elshani u lind më 16 mars 1992 në Rahovec.

 

Ka vijuar studimet në Fakultetin e Arkitekturës në UBT dhe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës në drejtimin e Shkencave Politike. Është Politolog dhe anëtar i strukturave të Partisë Demoktratike të Kosovës nga viti 2009. Ka qenë i angazhuar si Këshilltar Politik në Ministri të Forcës dhe Sigurisë, ndërsa nga viti 2017 ka qenë I angazhuar në cilësinë e Asistentit Personal të Ministrit të Shëndetësisë.

 

Ka shërbyer edhe në pozicione të tjera për organizatat e huaja dhe vendore kryesisht me promovimin e ideve liberale socio-ekonomike.

 

Ka marrë pjesë ne trajnime dhe konferenca të ndryshme, ku edhe është i certifikuar nga ESFLC, PIPS dhe NDI.


Gjuhët: Shqip, Anglisht, Gjermanisht.