KQZ me fushatë informuese për votuesit jashtë Kosovës

19/08/2024

Prishtinë, gusht 2024 Me qëllim të informimit sa më të gjerë, KQZ është duke vazhduar me fushatën informuese për votimin jashtë Kosovës dhe ndryshimet ligjore që lidhen me të.

Prej disa ditësh, zyrtarët e KQZ-së kanë shpërndarë në qytete të ndryshme dhe në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” broshura që bartin informacione të rëndësishme për mënyrën se si bëhet aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, por edhe për mënyrën e votimit e të gjithë qytetarëve që regjistrohen suksesshëm si votues nga jashtë vendi.

Githashtu, në shpërndarjen e broshurave informuese, KQZ është ndihmuar edhe nga Policia e Kosovës në të gjitha pikëkalimet kufitare të Republikës së Kosovës.