KQZ pjesë e seminarit të grupit punues të IFES për Europën dhe Euroazinë për ruajtjen e integitetit zgjedhor nga dezinformimi

21/05/2024

Pragë, maj 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është bërë bashkë me intitucione nga vendet tjera për menaxhimin e zgjedhjeve për të diskutuar dhe shkëmbyer përvojat në lidhje me sfidat më të reja të kohëve të fundit me të cilat balallafaqohen Trupat e Menaxhimit të Zgjedhjeve.

Dezinformimi si një sfidë serioze ndaj integritetit zgjedhor dhe besimit të publikut në zgjedhjet, ishte kryetemë e takimit të grupit punues për Europën dhe Euroazinë mbi Mediat Sociale, Dezinformimin dhe Integritetin Elektoral, të organizuar nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) dhe që u mbajtë në Pragë të Çekisë.

KQZ u përfaqësua nga anëtarët, Alban Krasniqi dhe Arianit Elshani, të cilët, së bashku me përfaqësues të TMZ-ve nga vende të ndryshme, paraqitën idetë dhe diskutimet e tyre për qasjen ndaj kërcënimeve që vijnë nga dezinformimi dhe se si duhet reaguar.

Po ashtu, pjesë qëndrore e këtij seminari u fokusua edhe në sfidat që inteligjenca artificiale paraqet për zgjedhjet dhe institucionet që merren me menaxhimin e tyre.

KQZ, pranoi mbështetjen nga IFES për implementimin e qasjeve të duhura për menaxhimin e tendencave që cenojnë integritetin e zgjedhjeve.

  • Fotot janë realizuar nga IFES, Zyra Regjionale për Europë