Njoftim nga mbledhja e KQZ-së: Regjistrimi i partisë politike Za Slobodu Pravdu i Opstanak dhe vendimi për shkatërrimi i materialeve nga procesi i votimit më 21 prill
Prishtinë, 16 maj 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 32-të në këtë vit, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për regjistrimin e partisë politike Za Slobodu Pravdu i Opstanak. Më 22 prill 2024, iniciativa politike e quajtur Za Slobodu Pravdu i Opstanak (SPO), udhëheqës i së cilës është z. Nenad Rašić, ka dorëzuar aplikacionin për regjistrim. Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike ka shqyrtuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e dorëzuar, përfshirën statutin, programin, aktin e themelimit, simbolin, raportin financiar, duke plotësuar në këtë mënyrë të gjitha kërkesat ligjore për regjistrimin e partisë politike: Za Slobodu Pravdu i Opstanak (SPO). Kjo parti do të përfshihet në regjistrin e partive politike të regjistruara në Kosovë si partia e 51.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për shkatërrimin e materialit nga procesi i votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, i mbajtur më 21 prill 2024. Në mesin e materialeve që do të shkatërrohen bëjnë pjesë:
- Fletëvotime të vlefshme/të pavlefshme/ të zbrazëta/ të dëmtuara;
- Kopja dhe origjinali i Formularit i Rezultateve (FR);
- Lista e Gjerë e votuesve të komunave (Listat Komunale të Votuesve të shtypura)
- Lista Votuesve (LV) dhe Lista e Votuesve me Kusht (LVK);
- Librat e Votimit (LV);
- Fletëvotimet e papërdorura;
- Fletëvotimet me kusht;
- Vula zyrtare e fletëvotimit/vulat tjera- vula zyrtare e fletëvotimit pjesa e gomës;
- Aplikacionet për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës;
- Materialet tjera informuese dhe
Regjistrimet e kamerave të procesin e votimit.