Njoftim nga mbledhja e 11-të e KQZ
06/03/2024
Prishtinë, 6 mars 2024 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 11-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, pas harmonizimit me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme të miratuar nga Kuvendi i Kosovës gjatë vitit të kaluar, KQZ miratoi katër Rregullore Zgjedhore, si në vijim:
- Rregullore Zgjedhore Nr. 01/2024 Regjistrimi dhe funksionim i partive politike;
- Rregullore Zgjedhore Nr. 02/2024 Emërimi, përbërja dhe funksionimi i Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve;
- Rregullore Zgjedhore Nr. 03/2024 Krijimi, konfirmimi dhe kundërshtimi i Listës së Votuesve; dhe
- Rregullore Zgjedhore Nr. 04/2024 Certifikimi i subjekteve politike dhe i kandidatëve të tyre.
Gjithashtu, në këtë mbledhje u njoftua se në mbledhjen e ardhshme të KQZ-së do të miratohen Rregulloret Zgjedhore të radhës.