Njoftim nga mbledhja e KQZ-së
15/08/2023
Prishtinë, 15 gusht 2023 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për pezullimin e partisë politike Republikanët e Kosovës, e cila deri më 3 gusht 2023 ka pasur obligim që ta mbajë kuvendin zgjedhor. Sipas vendimit të KQZ-së, kjo parti politike obligohet që në një afat shtesë prej 45 ditësh ta mbajë kuvendin e saj dhe nëse kjo nuk ndodhë atëherë KQZ, në përputhje me dispozitat e Rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, do ta çregjistrojë nga regjistri i partive politike në Republikën e Kosovës.