KQZ-ja fillon me shkatërrimin e materialit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale 2021
![KQZ Logo Slider](https://kqz-ks.org/wp-content/uploads/2019/04/KQZ-Logo-Slider.jpg)
Prishtinë, 9 shtator 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me shkatërrimin e materialit zgjedhor të Zgjedhjeve Lokale të cilat u mbajtën në tetor dhe nëntor të vitit 2021.
Sipas vendimit të KQZ-së, pjesë e materialit që do të shkatërrohet janë fletëvotimet, formularët e rezultateve; listat e votuesve dhe të tjera. Në përgjithësi, është planifikuar të shkatërrohet materiali zgjedhor i më shumë se 2,200 vendvotimeve.
Nga ky proces do të përjashtohet materiali zgjedhor i rreth 280 vendvotimeve dhe këtu përfshihen edhe materialet që i takojnë procesit të votimit me kusht dhe atij me postë. Këto mteriale zgjedhore u takojnë komunave të ndryshme dhe do të ruhen si prova për qëllime të hetimit nga intitucionet përkatëse shtetërore deri në përfundimin e të gjitha çështjeve.